Site icon Telegrafi

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në Ligën e Kombeve, ku pjesë e shortit do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës.

Kosova përfundoi edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, pas Rumanisë liderë.

Megjithatë, Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku do të ndeshet me njërin nga shtetet që përfunduan në vendin e tretë në grupet e Ligës B.

Lexo po ashtu Këta janë kundërshtarët e Kosovës për play-off: Analiza e secilit, nga më i forti tek më i dobëti

Republika e Irlandës, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Islanda janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ndeshjen e ‘play-offit’.

Shorti për ‘play-off’-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më sot (e premte), 22 nëntor, me fillim  nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025. /Telegrafi/

 

Exit mobile version