Site icon Telegrafi

Kosova merr udhëheqjen e Grupit Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal

Kosova mori udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore.

Kjo u bë në takimin vjetor të ministrave të Bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore, i cili po mbahet për herë të dytë në Prishtinë, përmes të cilit synohet informimit për të arriturat dhe hartimin e planeve konkrete për zhvillim të kësaj fushe.

Ministrja në detyrë e ministrisë së Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Dijana Ziviq tha se institucionet e Kosovës do të punojnë që vitin e ardhshëm të forcojnë bashkëpunimin si dhe në takimin e ardhshëm të grupeve punuese të flitet vetëm për rezultate të mira.

Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Rural pranë Komisionit Evropian, Mario Milouchev pasi uroi Kosovën për marrjen e udhëheqjes njëvjeçare të këtij grupi punues, tha se përmes këtij grupi mund të diskutohet rreth formulimit të politikave rurale të duhura.

Lexo po ashtu Në Prishtinë mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore

Milouchev tha se Komisioni Evropian nuk arriti dakordësi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë por që sipas tij zotimet e BE-së karshi Ballkanit Perëndimor mbeten të njëjta.

Ai kërkoi që të bashkohen energjitë e të gjithë shteteve për të tejkaluar pengesat. /KP/

Exit mobile version