Telegrafi

Kosova merr lajmin e hidhur para ndeshjes me Suedinë: Valon Berisha nuk luan

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Valon Berisha nuk do të paraqitet ndaj Suedisë.

Përfaqësuesja jonë do të përballet me suedezët në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

FFK njoftoi se mesfushori nuk do të mund të paraqitet në takimin e së dielës shkaku i lëndimit.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, Katari 2022”.

“Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë kualifikuese, e që luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/