Site icon Telegrafi

Kosova merr kredi 11 milionë dollarë për ngritjen e cilësisë në arsim

Ministri Financave, Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olsen kanë nënshkruar marrëveshjen për përmirësimin e kushteve në arsim.

Hoti tha se me këtë normë, Kosova lehtësisht mund ta kthej kredinë.

Ndërsa, ministri Arsim Bajrami tha se kjo kredi prej 11 milionë dollarë do të ofroj kushte më të mira.

“Ngritje të cilësisë dhe forcimin e kapacitete në arsimin e lartë. Kjo po vjen në kohën e duhur”.

Kurse, drejtori i Bankës Botërore, Olsen tha se për ta përmirësuar ekonominë e Kosovës duhet transformuar ekonominë, situatën në energji dhe arsim.

Arsimi është njëra ndër fushat e rëndësishme për çka ka investuar kjo bankë. Projekti 4 vjeçar është aprovuar në shtator 2014 nga Banka Botërore. Me ketë synohet të përmirësohet gjendja në arsim.

Exit mobile version