Site icon Telegrafi

Kosova mbyll përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Andorrës

Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit para përballjes kundër Andorrës.

Kjo ndeshje zhvillohet, të martën në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrrri” në Prishtinë.

Atmosfera në radhët e Dardanëve para këtij dueli është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për ta shijuar fitoren e parë në rrugën drejt realizimit të objektivit madhor – kualifikimit në Evropian.

Pas arkëtimit të një pike të rëndësishme si mysafirë në Tel Aviv kundër Izraelit, Kosova rikthehet para tifozëve dardanë, e gatshme për të dhuruar emocion e spektakël, por edhe për të arkëtuar tri pikët e plota.

Para stërvitjes së sotme, në konferencën për media janë paraqitur përzgjedhësi, Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Exit mobile version