Telegrafi

Kosova mban stërvitjen e fundit, të gatshëm për Azerbajxhanin

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit dhe vendimtare në Divizionin D, grupi 3, ndaj Azerbajxhanit.

Djelmoshat e Bernard Chllandes kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të disponuar dhe në atmosferë të mirë ata kanë zbritur në fushë.

Skuadra ka qenë e kompletuar në stërvitje e cila ka filluar me vrapime të lehtë.

Për media ka qenë e hapur 15 minuta, ndërsa pastaj ka vazhduar me përgatitje taktike për përballjen e vitit.

Kosova ka 11 pikë, ndërsa Azerbajxhani 9 pikë.

Ndeshja mes këtyre dy përfaqësueseve zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/