Telegrafi

Kosova mban stërvitjen e fundit para duelit me Ishujt Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar secncën e fundit stërvitore para përballjes së Ligës së Kombeve në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.  

Çdo gjë është e gatshme për sfidën kundër Ishujve Faroe, që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë nesër (e diel) në stadiumin e qytetit Torshavn, i cili kishte kapacitet afro 6000 shikues .

Bernard Challandes sot (e shtunë) provoi atë që thuhet taktikat dhe skemat e fundit, para kësaj ndeshje që për të dyja skuadrat paraqet rëndësi të veçantë.

Lexo po ashtu Challandes dhe Shala ndihen optimist para sfidës së Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe

Për Ishujt Faroe me rëndësi është fitorja për të i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovën ka rëndës fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit.

Këtë stërvitje e ndoqën, presidenti i FFK-së Agim Ademi, nën-presidenti Bakir Burri dhe anëtari i KE Mirsad Çollaku si dhe një numër i konsiderueshëm i adhuruesve që kishin ardhur nga shtetet e ndryshme të Evropës, në mesin e tyre edhe Xhelil Musa, një mbështetës i madh e FFK-së.

Presidenti Ademi para kamerave të SuperSportit, foli rrugëtimin e Përfaqësueses deri këtu duke thënë se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ky grup i futbollistëve që janë fantastikë, do ta japë maksimumin që ëndrra e nisur për Evropian të bëhet realitet.

“Na gëzon fakti që neve po na ndjekin jo vetëm në Kosovë numër i madh i shikuesve, por po shoh që edhe në këtë vend të largët disa dhjetëra bashkatdhetarë”.

“Unë besoj në këtë grup dhe rezultatet nuk do të mungojnë”, deklaroi Ademi.

Ndryshe, ndeshja ndaj Ishujve Faroe zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/