Kosova e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit kundër Moldavisë, që luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të besuarit e Bernard Challandes vijnë në këtë ndeshje pas humbjes me Slloveninë (2-1).
Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Edhe në stërvitjen e sotme Dardanët punuan me përkushtim, por pa ngarkesë të madhe fizike.
Kosova në këtë ndeshje do të drejtohet nga Muharrem Sahiti, pasi Challandes vazhdon të jetë me COVID-19. /Telegrafi/