Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bjellorusisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët janë nikoqir të bjellorusëve në takimin e fundit të Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Primoz Glihas vjen nga një seri pozitive prej një dy fitoreve ndaj Andorrës dhe Izraelit, si dhe një barazimi në udhëtim te Zvicra, kështu që synon fitoren e radhës për t’i mbyllur sa më mirë këto kualifikuese.
Në anën tjetër, mysafirët kanë dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e fundit, por duan rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim në Prishtinë.
Trajnerët e të dyja përfaqësuesve kanë vendosur të startojnë me thuajse formacionet më të mira të mundshme.
Gliha nuk ka bërë asnjë ndryshim nga përballja me Zvicrën duke i besuar të njëtëve lojtarë dhe të njëjtit rreshtim 3-4-2-1.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi, Hadergjonaj, Zyba, Vojvoda, Berisha; Muslija, Bytyqi; Rashani;
Bjellorusia: Pavlyuchenko; Polyakov, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko, Ebong; Yazepchuk, Skavysh, Antilevski;
/Telegrafi/