Kosova ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Bjellorusisë, duke dërguar rezultatin në 2-1.
Bjellorusia shënoi dy herë në mesin e pjesës së dytë me Vladislav Morozov dhe Maks Ebong për 2-0.
Kosova vazhdoi me sulme dhe fitoi penallti në minutën e 75-të.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Vedat Muriqi që shënoi për 2-1.
Kanë mbetur edhe pak minuta që Kosova të kërkojë barazimin. /Telegrafi/