Përfaqësuesja e Kosovës femrat ka barazuar rezultatin kundër Shqipërisë.
Ishte një moment tejet diskutabil, kur portieria e Shqipërisë, Marigano Zani ishte në pronësi të topit, kur Agnesa Rexha iu afrua asaj duke ia larguar topin nga duart me kokë dhe duke barazuar në 1:1.
Goli u cilësua si i rregullt nga gjyqtarja e takimit.