Site icon Telegrafi

Kosova ka mbyllur stërvitjen e fundit, gati për Zvicrën

Kosova e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para përballjes me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

Stërvitja e fundit ka kaluar në humor të mirë të futbollistëve, të cilët presin që me përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Dardanët” nga tribunat dhe me maksimumin e gjithsecilit në fushën e lojës të arrijnë marrin rezultat pozitiv kundër favoritit të grupit, Zvicrës, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë, shkrua FFK.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të qenë në dispozicion të përzgjedhësit, Primozh Gliha.

Ky i fundit në konferencën për media nuk ka dashur të japë hollësi sa i përket formacionit dhe as mënyrës se si do të luajë Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version