Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, i shoqëruar nga mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, kanë dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) kundër Zvicrës.
Fillimisht, përzgjedhësi drejtoi një stërvitje në Stadion Letzigrund të Cyrihut, ku edhe do të zhvillohet takimi.
Ai e ka vlerësuar lart ekipin kundërshtar duke e quajtur si një prej skuadrave më të mira në futbollin evropian, megjithatë Kosova i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë.
Natyrisht se nuk ka lënë pa përmendur edhe lidhjen ndërmjet dy vendeve, prandaj do të jetë një përballje emocionale.
Përzgjedhësi ka theksuar se përgatitjen e ka bërë njësoj sikurse për ndeshjet tjera, porse i ka marrë të gjitha masat për një përgatitje sa më të mirë.
Të martën mbrëma, Kosova është mysafire e Zvicrës në Stadion Letzigrund të Cyrihut, në një ndeshje miqësore. /Telegrafi/