Site icon Telegrafi

Kosova humbet edhe një startues për përballjen e sotme ndaj Zvicrës?

Kosova sot (e shtunë) është nikoqire e Zvicrës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”, ndërsa nga kampi i Dardanëve lajmet nuk janë aq të mira.

Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Pas Zymer Bytyqit i cili ka humbur ndeshjen me Kosovën dhe do të kthehet në sot Turqi,  përzgjedhësi Gliha ka marr edhe një lajm tjetër të keq.

Mbrojtësi i djathtë Mërgim Vojvoda ka pësuar një dëmtim në seancën e fundit në “Fadil Vokrri” dhe është në pikëpyetje për ndeshjen e sotme. Do të vendoset para ndeshjes se a do të luajë.

Por në këtë pozitë nuk ka edhe shumë probleme pasi që ai mund të zëvendësohet lehtësisht nga Florent Hadërgjonaj.

Ky dëmtim mund ta ndryshojë edhe skemën e Kosovës e cila ishte parashikuar të ishte 3-5-2. /Telegrafi/

Exit mobile version