Kosova do të paraqitet edhe në lojërat e ardhme olimpike që do të mbahen në shtetin japonez.
Sportistët tonë do t’i shohim për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.
Kështu së paku ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, e cila ka publikuar edhe ftesën e KON-it.
“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në Rio 2016, ekipi ynë Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionja dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi.
Ndryshe, Kosova në këto lojëra olimpike pritet që të përfaqësohet edhe më shumë sportistë të tjerë në shumë disiplina. /Telegrafi/