Ekipi i Kosovës në Ragbi është përballur në një miqësore me ekipin e Bullgarisë.
Edhe pse sport relativisht i ri në Kosovë, kosovarët fituan bindshëm ndaj mysafirëve me rezultat 45 me 28, transmeton Klan Kosova.
E kjo e gëzoi shumë themeluesin e ekipit, njëherësh edhe kapitenin e Kosovo Roosters Rugby Club, Denis Dautaj.
Dautaj tha se këto suksese po i arrin, pavarësisht vështirësive të mëdha që i kanë.
Edhe lojtarët e ekipit nga Sofia, pavarësisht humbjes, u shprehën të kënaqur me lojën që bën kundër kosovarëve, të cilët edhe i vlerësuan shumë.
Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.