Telegrafi

Kosova fitoi 10 medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Ka përfunduar me sukses Kampionati Ballkanit për të rritur në Xhudo, i cili mu mbajt në Tiranë dhe Kosova shkëlqeu duke fituar 10 medalje gjithsej.

Xhudistët nga Kosova kanë arritur të shkëlqejnë edhe një herë pasi kanë fituar 10 medalje në Kampionatin Ballkanit të mbajtur në Tiranë.

Nga këto medalja, xhudistët nga Kosova i kanë fituar pesë të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Kampion Ballkanit janë shpallur: Erza Muminoviq (48 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Flaka Loxha (57 kg), Laura Fazliu (63 kg) dhe Shpat Zekaj (100 kg).

Shpat Zekaj në vendin e parë në podium (Foto: Driton Kuka/Facebook)

Medalje të argjendta apo nën-kampion ballkanik kanë arritur të shpallen Fatjona Kasapi (57 kg), Korab Morina (66 kg) dhe Selim Berisha (73 kg).

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Kampionati Ballkanik për të Rritur pêrfundoj në Tiranë🇦🇱

Kosova fitoj plot 10 medalje 🇽🇰

5 medalje të arta,3 të argjendta 2 të bronzta një vend i pestë!

Kampion Ballkanik janë shpallur sot :

48 kg Erza Muminoviq

52 kg Distria Krasniqi

57 kg Flaka Loxha

63 kg Laura Fazliu

100 kg Shpati Zekaj

Nênkampion Ballkanik :

57 kg Fatjona Kasapi

66 kg Korab Morina

73 kg Selim Berisha

Medalje tê bronzta :

66 kg Fisnik Hyseni

90 kg Andi Artani

Një vend i pestë :

81 kg Arbër Kullashi

Foto nga Podiumi 100 kg për meshkuj

Ku Kampion u shpall Shpat Zekaj

/Telegrafi/