Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.
Pas suksesit në edicionin e parë, Dardanët kanë lënë Ligën D të Ligës së Kombeve për të kaluar një rang më lartë, në Ligën C.
Në këtë Ligë, Kosova do të ketë përball kombëtare më të forta në letër dhe në cilësi, ndërsa kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2020 e fillon sot.
Në stadiumin Ennio Tardini të Parmas, ekipi i Bernard Challandes në cilësinë e mysafirit luan ndaj Moldavisë me fillim nga ora 20:45.
Ekipi përfaqësues tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është gati për ta bërë hapin e parë drejt realizimit të ëndrrës, kualifikimit në kampionatin botëror.
Në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, përveç Kosovës dhe Moldavisë marrin pjesë edhe Greqia dhe Sllovenia. /Telegrafi/