Telegrafi

Kosova feston trevjetorin e anëtarësimit në FIFA

Kosova sot (13 maj) feston trevjetorin e anëtarësimit në organizatën më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

Ishte vitit 2016, kur Kosova mori lajmin nga shtëpia më e madhe e futbollit se është zgjedhur anëtari i 210-të.

Kongresi që u mbajt në Meksikë, ishte i 66-ti nën ombrellën e FIFA-s, gjersa një pjesë e madhe e delegatëve kishin votuar pro anëtarësimit të Kosovës në organizatë.

Foto:(Fadil Vokrri dhe Gianni Infantino/FIFA TV

Nga 205 delegatët që ishin pjesëmarrës në kongresin që u mbajt në Meksikë, Kosova kishte arritur të marrë 141 vota, që mjaftuan për t’u bërë anëtarja më e re e FIFA-s.

Përfaqësuesja jonë ka shanse që të kualifikohet në Kampionatin Evropian, pasi që do të luajë në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve dhe aktualisht është duke luajtur në fazën e grupeve të ‘Euro 2020’.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, më në fund drejtësia erdhi në vend, fitoi futbolli, fitoi Kosova e cila është në FIFA e barabartë me të gjitha shtetet e botës.  /Telegrafi/