Site icon Telegrafi

“Kosova me ekipin më të mirë, e bindur që do t’i sjellin medalje vendit” – Vjosa Osmani nga Parisi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minuta para nisjes së ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris.

Ajo ka thënë se ekipi i Kosovës është ekipi më i mirë nga të gjithë ata që po marrin pjesë në këto lojëra.

“Jemi këtu për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Republikës së Kosovës, ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në lojërat olimpike. Një ekip i jashtëzakonshëm, i përgatitur, që kanë punuar ditë e natë që të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam e bindur që do të jetë një ceremoni për ta mbajtur mend. I”, ka thënë Osmani.

Presidentja thekson se është e bindur se ekipi i Kosovës do të shkëlqejë në këto lojëra dhe se do t’i sjellin vendit medalje.

“Presim një përfaqësim të dinjitetshë, siç kanë bërë gjithnjë sportistët tanë. Pavarësisht rezultatit, ne do të jemi aty që t’i përkrahim çdoherë sepse e meritojnë këtë përkrahje. Por, jam e bindur që do të shkëlqejnë dhe do t’i sjellin medalje dhe vlerësim të dinjitetshëm shtetit tonë”, ka deklaruar Osmani. /Telegrafi/ 

Exit mobile version