Përfaqësuesja e Kosovës në Xhudo ka shkëlqyer në Lojërat e dyta Evropiane të mbajtura në Minsk të Bjellorusisë.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, i siguruan vendit tonë tri medalje, të artë, të argjendtë dhe të bronztë.
Ky sukses i tri xhudistëve tona ka bërë që Kosova të renditet në vendin e pestë në Lojërat Evropiane.
Natyrisht se suksesi i arritur në Minsk dhe ranglitsa e re e ka gëzuar jashtë mase trajnerin e xhudos, Driton Kuka.
Ai ka bërë të ditur se Kosova është renditur e pesta në listën e Lojërave Evropiane, ndërsa në garat e xhudos kanë marrë pjesë gjithsej 50 shtete.
“Kosova në Top 5… 50 Shtete Evropiane morën pjesë ne Lojërat Evropiane që në xhudo ishte njëherit edhe Kampionat Evropian! Me Disin e pak ma shumë drejtësi në luftën finale të Norës, ku do ishte Kosova”, ka shkruar Kuka në Facebook. /Telegrafi/