Telegrafi

Kosova e mbyll me epërsi dhe dominim pjesën e parë ndaj Moldavisë

Festa pas golit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Moldavisë në kuadër të ndeshjes së fundit në grupet e Ligës së Kombeve.

Dardanët e kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë, duke dominuar ndeshjen, menaxhuar lojën dhe duke gjetur edhe golin e vetëm në këtë pjesë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes me anë të Lirim Kastratit, i cili shënoi një gol të bukur pas topit të kthyer nga mbrojtja kundërshtare.

Lexo po ashtu Kosova në epërsi ndaj Moldavisë, Lirim Kastrati gjen golin e parë me Dardanët

Kosova ishte më e mirë edhe në posedimin e topit, duke menaxhuar në 69 për qind të lojës, për dallim nga Moldavia me 31 për qind.

Goditjet në portë ishin 7-6 në të mirë të Kosovës, ku 3-1 ishin në portë, ndërsa kartonë të verdhë morën vetëm mysafirët.

Edhe tek pasimet Kosova ishte dukshëm më e mirë me 348 pasime, nga to 307 të saktë, për dallim nga Moldavia me 116 pasime, 79 të sakta.

Më poshtë i keni statistikat e pjesës së parë:

/Telegrafi/