Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Pensioneve në MPMS Bahri Xhaferi, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë Jovo Pajovic me bashkëpunëtorë, ku në fokus kishte bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension për qytetarët e të dyja vendeve.
Zëvendësministri Kamberi pasi falënderoi të pranishmit për angazhimin e tyre, ai gjatë takimit lidhur me këtë çështje shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me ekspertët e Malit të Zi duke e nënkuptuar si çështje me rëndësi të veçantë çështjen e këtyre pensioneve e cila sipas tij rregullon përherë njohjen dhe konfirmimin e stazhit të punës për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Malin e Zi dhe anasjelltas.
“Kjo çështje në vazhdim do të avancohet edhe më tutje dhe unë besoj se do ta kemi interesin e Qeverisë së Malit të Zi dhe Fondit Pensional atje, sepse ne realisht kemi filluar nga zeroja duke pasur parasysh se nuk kemi trashëguar asgjë nga fondi i Ish-Jugosllavisë, prandaj praktikat e mira nga Mali i Zi por edhe të vendeve të rajonit do të jenë të mirëseardhura”, ka thënë Kamberi.
Ndërkaq nga ana e përfaqësuesve malazez u konfirmua edhe njëherë mbështetja që do ti japin kësaj çështje edhe më tutje dhe u zotuan se bashkëpunimi mes ekspertëve të të dyja vendeve do të fillon menjëherë në mënyrë që sa më shpejt ta kemi të realizuar të drejtën në shfrytëzimin e pensionit, që do të ndikonte pozitivisht në përkujdesjen institucionale dhe mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve. /Telegrafi/