Site icon Telegrafi

Kosova e ka gati shtëpinë e re, ndeshja e parë me Ishujt Faroe me 10 shtator

Licencimi i stadiumit “Fadil Vokrri” nga UEFA ka bërë Kosova të kthehet në shtëpinë kryesore të saj për ndeshjet e Ligës së Kombeve që do startojnë në muajin shtator, aty ku nuk ka pësuar kurrë që nga pranimi.

Kosova duelin e parë në impiantin e rinovuar “Fadil Vokrri”, do ta zhvillojë më 10 shtator përballë Përfaqësueses së Ishujve Faraoe.

Por paraprakisht Kosova do ta vizitojë Azerbejxhanin më 7 shtator në Baku.

Përfaqësuesja e Kosovës

Rikthimi në shtëpi për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë i mirëseardhur, pasi që “Dardanët” nuk kanë pësuar as edhe një disfatë të vetme, kur kanë luajtur në stadiumin e kryeqytetit.

Kosova nuk ka pësuar humbje as në katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar, derisa ka triumfuar në miqësore me Shqipërinë (3-0), Burkina Fason (2-0), Madagaskarin (1-0) dhe Letoninë (4-3).

Rezultatet e Kosovës në pesë duelet e fundit:

Shqipëria 0-3 Kosova (29 maj, 2018)

Kosova 2-0 Burkina Faso (27 mars, 2018)

Kosova 1-0 Madagaskar (24 mars, 2018)

Kosova 4-3 Letonia (13 nëntor, 2017)

Islanda 2-0 Kosova (9 shtator, 2017)

Formë të mirë gëzojnë Azerbajxhani dhe Ishujt Faraoe.  Në grup me këto dyja dhe Kosovën është edhe Malta. /Telegrafi/

Exit mobile version