Kosova do të udhëtojë në Ishujt Faroe pa dy futbollistë ndër më të mirët që ishin ndaj Maltës të zhvilluar në Prishtinë të enjten.
Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, nuk do të luajnë në udhëtim.
Lojtari i ndeshjes ndaj Maltës, Kololli, ka pësuar një dëmtim në këtë takim, ndërsa i zhvilloi të 90 minutat dhe shënoi një herë.
Ai sot ka pasur një kontroll mjekësore, ku u konfirmua lëndimi.
Mungesë do të jetë edhe Hekuran Kryeziu, bashkëlojtari i tij në Zurich, për shkak të kartonëve të verdhë, pasi tani ka dy.
Kosova të ketë mungesa serioze në mesfushë dhe në mbrojtje.
Në ndeshjen e parë me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 2-0 dhe.
Aktualisht me 7 pikë nga tri ndeshjet e para, i prin grupit 3, në Ligën D, të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/