Site icon Telegrafi

Kosova dominon në pjesën e parë, por nuk arrin të gjejë golin

Kosova po luan ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2024, ku pjesa e parë është mbyllur pa gola 0-0.

Rastin e parë në ndeshje e kishin bjellorusët  me Ebong, por goditja e tij u prit nga Aro Muric.

Kosova tentoi me Bersant Celinën dhe Donat Rushanin, por asnjëri nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 23-të, Leart Paqarada lëshoi fushë, ndërsa në vend të tij u fut Ermal Krasniqi.

Kosova dy herë pretendoi penallti me Vedat Muriqin, pasi sulmuesi mbahej nga mbrojtësit bjellorus, por ashtu nuk mendoi gjyqtari.

Në minutën e 40-të Celina lëshon një predhë nga distanca, por topi devijohet dhe përfndon jashtë.

Në fund të ndeshjes provoi edhe Muslija, por pa sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version