Kosova ka shënuar fitore në miqësore e dytë të zhvilluara në Antalia, ku ka mposhtur Gambinë me rezultat 1-0.
Edhe në këtë ndeshje përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes iu ka dhënë mundësi të paraqiten futbollistët që nuk kanë pasur shumë hapësira në ndeshjet e kaluara.
Pjesa e parë ishte kryesisht me pak raste shënimi, por me një dominim të Kosovës, por pa arritur të realizojnë ndonjë gol.
Fillimisht që në start provoi Florian Loshaj, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Jetmir Topalli në minutën e 25-të të ndeshjes.
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1403405016430432256
Edhe Mirlind Daku kishte rast të mirë, por goditja e tij akrobatike shkoi mbi portë.
Fillimi i pjesë së dytë i takoi Gambisë që kishin disa raste, por që nuk arritën të kalonin portierin Betim Halimi.
Goli i fitores për Kosovën u shënua nga Arbër Hoxha në minutën e 80-të të takimit, që ishte mjaft gol i bukur.
Dy minuta më vonë futbollistët e Kosovës shkaktuan penallti, por për fat të mirë nuk u shndërrua në gol nga futbollisti i Gambisë, Moussa Barow, i cili gjuajti mbi portë.
Krejt në minutën e 90-të Kosova ka mundur të shënojë edhe një herë, pasi Bledn Baftiu dhe Arb Manaj kombinuan bukur, por goditja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtësi. /Telegrafi/