FIFA ka publikuar renditjen e re në ranglistën botërore të kombëtareve, ku vërehet një ngritje e lehtë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Në ranglistën e re botërore të FIFA-s është parë një ndryshim i vogël në top 10 kombëtaret më të mira në botë.
Primati vazhdon të mbahet nga kombëtarja e Belgjikës, e cila tani pasohet nga Brazili e pastaj nga Franca, Anglia dhe Uruguai.
Në pozitën e gjashtë gjendet Portugalia, ndërsa pas tyre vjen Kroacia, Kolumbia, Spanja dhe Argjentina.
Edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën e re të FIFA-s, pasi është ngjitur për një pozitë.
Kosova tani gjendet në vendin e 130 me 1149 pikë, ndërsa ngjitje për dy pozita ka pasur edhe Shqipëria.
Kombëtarja e Shqipërisë ishte në pozitën e 66-të, ndërsa tani renditet e 64-ta me 1362 pikë. /Telegrafi/