Ashtu siç pritej, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë ngritje të madhe në renditjen e FIFA-s.
Kjo vjen pas fitores dramatike ndaj Letonisë, 4-3 e zhvilluar disa ditë më parë.
Kosova ndodhet në vendin 174 me 97 pikë, në renditjen e publikuar sot nga FIFA.
Për muajin e kaluar, Kosova ndodhej në pozitën 183, duke përparuar për nëntë vende.
Kosova lë prapa shtete si Malajzia dhe Lihtenshtajni.
Në anën tjetër edhe Kombëtarja kuqezi është ngritur për nëntë pozita. Djelmoshat e trajnerit, Cristian Panucci, ndodhen në pozitën 62 me 553 pikë të tubuara.
Për muajin e kaluar, Shqipëria ndodhej në vendin 71. /Telegrafi/