Në prag të shënimit të 28 Nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë së të dyja vendeve.
Nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe asaj për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht”, bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga ministrat Haxhiu e Manja në mbledhjen e tetë të përbashkët të të dy qeverive.
“Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona”.
“Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, shkroi ministrja Haxhiu në Faceook.