Shorti për parakualifikimet për Kampionat Botëror për femra është mbajtur sot në Nyon.
Kosova që udhëhiqet nga Afërdita Fazlija ka rënë në një grup me Shqipërinë që do të jetë edhe nikoqir i Grupit B.
Së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë në grup janë edhe Greqia dhe Malta.
Ndeshjet do të zhvillohen nga 6 deri me 11 prill.
Vetëm fituesi i grupit do të kalojë tutje. /Telegrafi/