Site icon Telegrafi

Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë që u mbajt në qytetin e Pejës, u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Përmes kësaj marrëveshje Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë, si dhe për të lehtësuar qarkullimin rrugor në territoret e të dyja palëve.

Në bazë të marrëveshjes, palët njohin reciprokisht zëvendësimin, konvertimin e patentë shoferëve të vlefshme, të lëshuara nga autoritetet përkatëse të palës tjetër kontraktuese, në pajtim me legjislacionin e tyre të brendshëm, në favor të mbajtësve të patentë shoferëve, të cilët kanë fituar të drejtën e vendqëndrimit të ligjshëm në territorin e vendit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version