Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump do të merr pjesë në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.
Në njoftim thuhet se presidenti Trump do të merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, në një takim trepalësh, raporton Telegrafi.
Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë saktësisht do të nënshkruhet.
Ndryshe, një ditë më parë këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë të ditur se takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë edhe sot në Uashington.
Ai duke folur për takimin e së enjtes ka thënë se ka progres, ku sipas tij ishte një raund reflektues diskutimesh mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/