Site icon Telegrafi

Kosova dhe Mali i Zi pajtohen për rritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes dy vendeve.

Shala theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën.

“Me krijimin e Departamentit të Turizmit ne po krijojmë politika të reja të zhvillimit të turizmit në Kosovë, kryesisht në vendet që janë të njohura. Po inkurajojmë zhvillimin e infrastrukturës që t’iu krijojmë kushte sa më të mira turistëve që vijnë nga vendet e rajonit për të parë bukurit e vendit tonë. Besoj dhe shpresoj që bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Ulqinit nuk do të jetë më vetëm në një rrugë me një kah, por të bëhet një bashkëpunim reciprok dhe ta krijojmë një turizëm të kombinuar”, tha Shala.

Po ashtu, ai me kryetarin e Ulqinit u pajtohen për eliminimin e ngarkesave në mes të dyjave vendeve, që të rritet potenciali turistik Kosovë-Mali i Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version