Site icon Telegrafi

Kosova dhe Mali i Zi me memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës  

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se me ministrin për Investime Kapitale në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviq kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Aliu në një postim në Facebook shkruan se takimi ishte me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajnë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjnë përpara e t’i konkretizojnë.

Lexoni të plotë postimin:

Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë. /Telegrafi/

Exit mobile version