Site icon Telegrafi

Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj pas takimit me homologun malazez, Rasko Konjeviç.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë jetike për shtetet e Ballkanit. Kjo është e ardhmja jonë, e ardhmja euro-atlantike”, tha ministri, raporton Telegrafi.

Mehaj bëri të ditur se me ministrin malazez kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që prekë shumë fusha.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes që është i domosdoshëm në asketin e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në mes dy vendeve dhe në të mirë të rajonit.

Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale e deri te angazhimi në mbështetje reciproke me kapacitete operacionale në raste të emergjencave”, tha ministri Mehaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version