Telegrafi

Kosova arrin në Ishujt Faroe para ndeshjes të së dielës për Ligën e Kombeve  

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Ishujt Faroe, aty ku do ta zhvillojë ndeshjen ndaj tyre të dielën me fillim nga ora 18:00 e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku prijmë me 7 pikë nga tri ndeshjet e para, në grupit 3, në Ligën D.

Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun.

Përfaqësuesja gjithashtu u akomodua në hotelin “Foroyar”.

Ku do që shkohet nëpër botë me thotë mendja se çdo cep të botës gjenden shqiptarë.

Kështu ishte edhe sot (e shtunë) pasi në hyrje të hotelit ishte një çift me fëmijët e veshur me flamurin e Kosovës, ku i dëshiruan mirëseardhje ekipit të Kosovës.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i falënderojë ata që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe bëri një fotografi me fëmijët.

Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media.

Pas kësaj, Kosova, në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Ndeshja e nesërme e ekipit Përfaqësues është e paraparë të zhvillohet nga ora 18:00. /Telegrafi/