Site icon Telegrafi

Kosova apo Rumania, kush është favorit sipas basteve?

Kosova sonte vazhdon kampanjën kualifikuese për Euro 2024, ku pret Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja është e një rëndësie të madhe për fatin e Kosovës në këto kualifikime.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e fundit për këtë sfidë.

Të besuarit e trajnerit Alain Giresse llogariten favoritë për të triumfuar në këtë duel kundër rumunëve.

Lexo po ashtu Ermal Krasniqi: Edhe pse luaj në Rumani do të jap maksimumin për fitoren e Kosovës

Kuota për fitoren e Kosovës llogaritet 2.37, barazimi 3.10, kurse për triumfin e rumunëve kuota është 3.20.

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë të tubuara në grup pas dy ndeshjeve.

Ndërkaq, Rumania është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Zvicra lidere. /Telegrafi/

 

Exit mobile version