Telegrafi

Kosnett zhvendos gjërat e fundit në Ambasadën e re amerikane

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka zhvendosur edhe gjërat e fundit nga zyra e tij e vjetër në atë të renë në objektin që u përurua në korrik të këtij viti.

Kosnett duket se është kujdesur vet që të mbledhë gjërat e tryezës së punës dhe më pas t’i sistemojë sërish në të renë.

Këtë ai e ka dëshmuar edhe përmes një videoje ku sipër është përshkrimi “Kutitë e fundit të cilat u zhvendosën nga ambasada e vjetër në të renë me disa gjëra shumë të rëndësishme brenda”.

E gjërat e rëndësishme ishte një karikaturë e Kosnett që ftonte qytetarët e Kosovës që të flasin, organizohen dhe të protestojnë.

“Ky është një kapitull i ri dhe shumë emocionues në marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, përfundon përshkrimi. /kp/