Telegrafi

Kosnett viziton MAPL-në: ShBA-ja do të ndihmojë në avancimin e politikave dhe kapaciteteve të pushtetit lokal

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasnqi priti në takim ambasadorin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Philip Kosnett dhe zyrtarë të tjerë nga kjo ambasadë.

“Krasniqi i uroj mirëseardhje dhe falënderojë ambasadorin, qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetjen që kanë ofruar dhe janë duke ofruar për avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Kosnett uroj ministrin për detyrën dhe i uroj suksese në zbatimin e prioriteteve të kësaj ministrie dhe ofrojë mbështetjen e qeverisë dhe ambasadës amerikane për avancimin e politikave dhe kapaciteteve të pushtetit lokal. Ai theksojë se Kosova ka një të ardhme të ndritur, ku respektohet toleranca dhe diversititeti etnik, social e kulturor që janë vlera edhe për vet shtetin amerikan”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Krasniqi e informojë ambasadorin Kosnett dhe kërkojë nga ai mbështetje për zbatimin e prioriteteve të MAPL-së që kanë të bëjnë më reformën e kornizës ligjore për pushtetin lokal, koordinimin e nivelit qendror me atë lokal, identifikimin dhe adresimin e problemeve që pandemia COVID – 19 ka shkaktuar në nivelin komunal dhe hapat e ministrisë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë për komunat e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/