Telegrafi

Kosnett uron Gresa Caka-Nimanin për pozitën si kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për pozitën e saj si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kosnett në një postim në Twitter shkruan se pavarësia e gjyqësorit është themel i çdo demokracie elastike, dhe ata mbesin të përkushtuar të ndihmojnë institucionet e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozitën e saj të re si kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është themel i çdo demokracie elastike dhe ne mbetemi të përkushtuar të ndihmojnë institucionet e Kosovës, të promovojmë dhe forcojmë sundimin e ligjit”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani.

Lexo po ashtu Pranon detyrën kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, është tri vjet. /Telegrafi/