Site icon Telegrafi

Kosnett thotë se po vëzhgon me vëmendje situatën e krijuar pas dorëheqjes së Haradinajt

Dorëheqja e kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur reagime e diskutime nga më të ndryshmet se si duhet të tejkalohet situata në të cilën ndodhet Kosova.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett në një postim në faqen zyrtare në Twitter ka shkruar se do ta përcjellin nga afër se si do të zgjidhet kjo situatë.

“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në postimin e Ambasadorit Kosnett në Twitter./Telegrafi/

Exit mobile version