Telegrafi

Kosnett: Do të punojmë me Qeverinë e re për një të ardhme prosperuse, urgjente lufta kundër COVID-19

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë sot do të punojnë me Qeverinë e re për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kosnett në një postim në Twitter uron Kurtin dhe Qeverinë e re.

“Urime kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë së re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme në paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19…”, shkruan Kosnett.

Ndryshe, sot Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Albin Kurtit detyrën e kryeministrit.

Qeveria Kurti ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministra. Ajo u votua një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me 67 vota për dhe 30 kundër. /Telegrafi/