Site icon Telegrafi

Kosnett përfundon takimin me Thaçin, Veselin dhe Haradinajn

E plotësuar: Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan Philip Kosnett me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe taksa ndaj Serbisë ishte temë e takimit.

Pas takimit, ambasadori Kosnett nuk është prononcuar për media.

Kosnett takon Thaçin, Veselin dhe Haradinajn

E plotësuar: Zhvillimet e fundit politike rreth dialogut dhe taksës ndaj Serbisë pritet të jenë tema e ditës së sotme për institucionet e Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, kanë filluar para pak çastesh takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Takimi po mbahet në Zyrën e Presidentit.

Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.

Edhe dje kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-të kërkojnë pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version