Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka zhvilluar sot një bisedë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në këtë takim është diskutuar për luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori Kosnett përmes një postimi në Twitter.
“Diskutim i mirë këtë mëngjes me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për çështjen e luftimit të korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Inkurajuese të dëgjojë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të quar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/
Good discussion with Internal Affairs Minister @XSvecla on anti-corruption, rule of law, and governance issues this morning. Encouraged to hear consistent government commitment to advance the goal of equal justice for all citizens.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 12, 2021