Site icon Telegrafi

Kosnett: Retorika politike në Kosovë shpesh kalon në racizëm e homofobi

Foto: Arkiv

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se retorika politike në Kosovë, si në vendet tjera shpesh kalon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.

Kosnett në një postim në Twitter thotë se kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë.

“Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Liderët kanë përgjegjësi të kundërshtojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, shkruan Kosnett. /Telegrafi/

 

Exit mobile version