Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas lirimit nga akuza për korrupsion të Sami Lushtakut në rastin e njohur si KEK.
Kosnett që njihet për qasjen kritike ndaj sistemi të drejtësisë në Kosovë, ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.
“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”.
Pristina Basic Court recently handed down several acquittals in the KEK corruption case, citing the expiration of the statute of limitations. Courts must hear cases in a timely manner. Justice can only be served when cases are heard BEFORE statutes of limitations expire. pic.twitter.com/6fqxTkVYEW
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) May 24, 2019