Site icon Telegrafi

Kosnett: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka vazhduar thirrjet për qytetarët e Kosovës që të raportojnë parregullsitë gjatë procesit zgjedhor.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është institucion i cili i merr seriozisht të gjitha parregullsitë të raportuara nga qytetarët.

Lexo po ashtu Kosnett me mesazh për partitë politike, përmend tri gjëra që nuk duhet harruar gjatë fushatës zgjedhore

“Një pjesë të zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt”, ka shkruar Kosnett.

Ditë më parë ambasadori ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë edhe blerjen e votave,  frikësime apo edhe shkelje tjera.

Konsett po ashtu ka pasur një mesazh edhe për partitë politike ku i ka porositur që gjatë fushatës mos të harrojnë rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë në Kosovë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version