Site icon Telegrafi

Kosnett: Në Kosovë si në Amerikë çdo votë numërohet, dilni dhe votoni për vetën, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj

Ambasdori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

Kosnett  në një postim në Twitter ka shkruar vota e qytetarëve ka rëndësi.

“Mirëmëngjesi votuesve të Kosovës. Dita e sotme është ditë ëpr të dalë dhe votuar. Vota juaj ka rëndësi-votoni për vetën tuaj, për vendin tuaj dhe për të ardhmen tuaj”, ka shkruar ai.

Po ashtu Kosnett ka thënë se në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. 

“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett./Telegrafi/

Exit mobile version