Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku i ka dhënë të drejtë Blert Morinës dhe e ka detyruar Agjencinë e Regjistrimit Civil t’ia ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit.
Kosnett ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“I kënaqur të shoh një aktivist transgjinor Blert Morina që aplikonte për ndryshimin e dokumenteve të identitetit të përcaktimit gjinor mori mbështetje të urdhëruar nga gjykata – një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT në #Kosovë”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij në Twitter.
Pleased to see transgender activist Blert Morina applying for changing gender designation identity documents with court-ordered support – an important step for LGBT rights in #Kosovo. https://t.co/uikY6BIfuv pic.twitter.com/CkmAPh0DuS
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) January 24, 2020
Ndryshe, rasti i Blert Morinës mori vëmendje të madhe nga publiku si rasti i parë publik i një personi transgjinor që kërkon nga shteti i Kosovës t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor./Telegrafi/